Përhapet “lija e dhenve” në Maqedoni, ja në cilat qytete shpallet epidemi

Maqedonia po përballen me rritje të numrit të personave të prekur nga “lija e dhenve” ose siç njihet me emrin “variçela”, ndërkaq epidemi është shpallur në Koçan, Berovë dhe Pehçevë. Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 10.000 raste të “lijës së dhenve”, ndërkaq vetëm në fillim të këtij viti, nga ky virus janë prekur mbi 500 persona, njofton Portalb.

Në Shkup, për dy javë nga “lija e dhenve” janë prekur 178 persona, prej të cilëve shumica janë fëmijë deri në 6 vjet. Në dhjetor, rajonin e Shkupit ka pasur 389 persona të prekur nga ky virus, ndërkaq gjatë vitit 2016 janë prekur 3.294 persona.

Numër më i madh i të prekurve gjatë vitit 2016 është regjistruar në Shkup, edhe atë me incidencë prej 529.6 në 100.000 banorë, ndërkaq në Kumanovë me 857 të sëmurë, Kumanovë 670 të sëmurë dhe incidencë prej 469.6 në 100.000 banor. Në janar, deri më tani janë regjistruar 271 raste, prej të cilëve më së shumti janë nga Shkupi, Kriva Pallanka dhe Prilepi.

Përndryshe, ky virus manifestohet me paraqitjen e puçrrave të cilat fillojnë nga barku, përhapen në kokë, duar dhe këmbë. Të njëjtat transformohen në flluska uji. Periudha e inkubacionit është prej 10 deri më 20 ditë. Epidemiologët thonë që fëmijët e prekur nga “Variçela”, duhet të kenë kujdes për higjienën personale, t’i lajnë duart shpesh dhe 2 deri më 3 javë të qëndrojnë në shtëpi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button