U bë e ditur gjykatësja e cila do të udhëheqë rastin për Almir Aliun

Procedurën gjyqësore për rastin e vrasjes së 4 vjeçarit nga Kumanova, Almir Aliu, sipas burimeve të Alsat-m, do ta udhëheqë gjykatësja Maja Denkovska, e cila në Gjykatën Themelore në Kumanovë punon prej vitit 1997, transmeton Portalb.mk.

Denkovska është e njohur si gjyqtarja që e ka udhëhequr edhe rastin e vrasjes së Xhemail Rexhepit, i njohur si komandant Shqiponja.

Ndryshe, Almir Aliu nga Kumanova ndërroi jetë më 1 korrik të 2016, si rezultat i goditjes së qëllimshme me veturë nga Boban Iliç, pas një zënke afër Spitalit të Kumanovës. Edhe në videon që përbën provë materiale për rastin, vërehet se i dyshuari Boban Iliç e ka kryer aktin në prani të prindërve të Almirit. Ende nuk dihen motivet zyrtare, por referuar deklaratave të familjarëve dhe avokatit mbrojtës, aktit i ka paraprirë një zënkë mes babait të Almirit dhe Boban Iliçit, bashkë më vëllain e tij Bojan Iliç.

Prokuroria Themelore e Kumanovës e ka dorëzuar aktakuzën ku vepra është kualifikuar si vrasje, dhe si e tillë, për të parashikohet dënim nga 10 vjet deri në burg të përjetshëm.

LEXO: Vrasja e Almirit, Prokuroria themelore e Kumanovës ka dorëzuar aktakuzën

LEXO: Ka ndërruar jetë fëmija 4 vjeçar nga Kumanova i goditur me veturë ditë më parë

LEXO: Iu dha lamtumira e fundit Almirit të vogël, mijëra persona në varrim (FOTO-VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button