Jaguar F-Type Coupe kushton 48.600 euro

Është dashur të kalojnë më shumë se 30 vite për ish-gjigandin britanik “Jaguar” që përsëri të kthej emrin dhe reputacionin e viteve 1960, por nën komandën nga Tata indiane, gjërat ngadalë po kthehen në vendin e tyre. Indianët kanë mësuar nga gabimet që pronari i mëparshëm i “Ford-it” i pagoi shumë shtrenjtë, e kjo është që nëse “Jaguar-i” dëshiron të kthehet në shtigjet e vjetra të lavdisë, atë nuk mund ta realizoj me sedan.

Kjo është arsyeja pse i dërguan inxhinierët e tyre në Gjermani për të mësuar nga më të mirët (“Mercedes”, “BMW” dhe “Audi”). Si rezultat i kësaj është zhvilluar modeli F-Type, së pari në dispozicion vetëm si një roadster, kurse premiera e tij si një coupe, pasoi në panairin e fundit të automjeteve në Los-Anxhelos. Se “Jaguar-i” është duke përgatitur versionin coupe, ishte bërë e ditur dy vjet më parë kur në panairin “Frankfurt Motor Show”, ishte prezantuar koncepti C-X16 Coupe Retro me shumë linja të huazuara nga modeli legjendar E-Type.

Shpejtësia

Motori 3.0L V6 Supercharged zhvillon 335 KF dhe 450 Nm momente rrotulluese, fuqia e të cilit mjafton për të përshpejtuar në 100 km/h në 5.1 sekonda dhe ofron një shpejtësi maksimale prej 258 km/h

Harxhimet

Jaguar F-Type Coupe, është një veturë e cila edhe pse ka një fuqi të madhe, harxhimet i ka shumë të vogla. Sipas informacioneve nga fabrika kjo makinë harxhon mesatarisht 11.1 në 100 kilometra

Enterieri

Jaguar ofron një hapësirë të mjaftueshme në anën e pasme për të gjithë ata konsumatorë që udhëtojnë në distanca të gjata dhe që duan hapësirën për një çantë të golfit

Motori

Ndryshe nga roadster-i, coupe do të jetë në dispozicion në një version më të fuqishëm të motorit me 550 kuaj fuqi dhe 680 Nm momente rrotulluese

Çmimi: 48.600 euro

Lajme të ngjashme

Back to top button