Do të dobësohesh? Mjaftojnë 30 minuta vrap në ditë

Edhe pse tashmë jemi zyrtarisht në stinën e dimrit nuk është e thënë që aktivitetet fizike duhet t’i lëmë pas dore. Përkundrazi, një studim i kohëve të fundit thotë se do të na mjaftonte vetëm gjysmë ore vrap apo ecje e thjeshtë për ta mbajtur trupin në formë

 Tridhjetë minuta vrap janë të mjaftueshme për t’u dobësuar. E njëjta kohë është e vlefshme edhe nëse kalohet mbi një biçikletë të fiksuar ushtrimesh, ose edhe duke bërë një ecje të thjeshtë. Peshorja do t’ju falënderojë dhe trupi juaj do të jetë më i lehtë dhe më në formë. Studimi nga Universiteti i Kopenhagës dhe i publikuar në “Scandinavian Journal of Public Health”, dëshmon se si një aktivitet fizik i përditshëm prej gjysmë ore do ndikonte në humbjen më shumë të peshës në krahasim me një ushtrim fizik me ritme intensive për një orë.

Studimi: kampioni prej 60 personash mbi peshë

Në studim apo nën mbikëqyrje u mor një grup prej 60 individësh me shëndet të mirë, por me një problematikë të moderuar të mbipeshës. Vullnetarët u ndanë në dy grupe, ndërsa ata u analizuan përreth tri javë. 30 të parët duhet të kryenin çdo ditë 30 minuta ushtrime fizike, ndërsa 30 të tjerët për një orë. Në përfundim të studimit, grupi i parë humbi më shumë kilogramë në krahasim me të dytin (3,6 kg kundrejt 2,7 kg), pavarësisht një trajnimi më të madh për nga kohëzgjatja.

Gjysmë ore stërvitje dhe dëshira për të lëvizur nuk humb akoma

Nga një analizë më e thellë e rezultateve, është vërejtur se komponentët e grupit të dytë, pas një ore aktiviteti fizik kishin tendencë të pushonin më shumë, ndërsa të parët kishin më shumë nevojë për të bërë diçka tjetër, si një shëtitje me qenin, të dilnin xhiro në këmbë, ndërsa ata preferonin shkallët në vend të ashensorit. Kjo lloj sjelljeje do të ishte motivi kryesor për të cilin një aktivitet prej gjysmë ore çon në një mirëqenie më të madhe.

Të ecësh bën po aq mirë sa edhe të vraposh

Të tjerë studime të zhvilluara në të njëjtën kohë kanë treguar se të ecësh të bën po aq mirë sa edhe të vraposh. Për ata që kanë shumë pak kohë në dispozicion, do të mjaftonin katër minuta ushtrime fizike intensive të përditshme për të përmirësuar shëndetin fizik, sidomos atë të zemrës, ndërkohë që vetëm tri minuta ushtrime do të bënin mirë për parandalimin e diabetit.

Kontrolli i peshës në shtatzëni

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për të mbajtur organizmin në formë të mirë, sidomos në situata të veçanta, si në shtatzëni. Aktiviteti fizik në këtë fazë të jetës së një gruaje është i dobishëm për të lindur me një peshë trupi të ekuilibruar, apo për ta mbajtur peshën nën kontroll gjatë dhe pas shtatzënisë.

Kur duhet të vraponi?

Duke përjashtuar orët e drekës, çdo moment i ditës është i përshtatshëm për të bërë vrap. E rëndësishme është të vraponi. Vrapi i mëngjesit është më i këshillueshëm, sepse kemi më pak gjasa të thithim smog. Dalja në darkë ndihmon për të shkarkuar nervat e streset e akumuluara gjatë ditës në punë. Pra këshilla që japin ekspertët është, vraponi kur të keni kohë, edhe pse më i këshillueshëm është vrapi i mëngjesit. “Mund të vraponi sapo të ngriheni nga shtrati pa larë dhëmbët dhe fytyrën. Dushi që herët në mëngjes të ndihmon të përballosh me kthjelltësi pjesën tjetër të ditës. Vrapimi me stomak bosh ndihmon organizmin t’i djegë më lehtë yndyrat. Vrapi duhet shndërruar në një tendencë. Është e rëndësishme të mos lihet pas dore. Nuk duhet ta ekzagjeroni, por shtojini gradualisht minutat e vrapit. Duke u mësuar me këtë ritëm, të jeni të bindur se nuk do ta ndieni lodhjen. Si fillim thjesht duhet të provoni duke i alternuar minutat e vrapimit me ato të ecjes së shpejtë. Mund të vraponi 3 herë në javë nga 30 minuta”, thotë një atlet.

Ku duhet të vrapojmë?

E bukura e vrapit është se mund të bëhet kudo: nuk nevojiten as fusha, as palestra dhe as pishina. Nëse do t’u duhet të zgjidhni, atëherë shmangni asfaltin dhe sidomos çimenton: në fillim mund të jeni elastikë si një top bouling, çdo hap është një goditje, e cila që nga këmbët spostohet te kaviljet, gjunjët dhe ijët. Një park, ose një rrugë e gërmuar, janë ideale për të bërë vrap. Por kini kujdes nga pengesat, sepse kur jeni të lodhur mund të ndodhë të pengoheni në ndonjë rrënjë dhe rrëzimi mund të ketë pasoja të rënda. Gjithashtu nuk duhet të tregoheni të ashpër me veten: vrapimi në natyrë mes pemëve është më bukur sesa të sillesh rrotull një parkingu. Këmbët do të ndiejnë të njëjtën lodhje, por koka do të jetë “më e lumtur”./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button