PSP: Tërhiqet aktakuza në lëndën “Puç“

“PSP do të dorëzojë kërkesë deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe do të heqë dorë nga aktakuza për lëndën e njohur në opinion si “Puç“ për arsye të gjendjes faktike në aktakuzë dhe në kundërshtim me dëshmitë me të cilat kjo Prokurori disponon si dhe me procedurat hetimore të lëndëve “Target” dhe “Fortesa”, informojnë nga PSP, transmeton Portalb.

PSP, shpjegon se, vendimi i tillë është ndërmarrë me qëllim që të mblidhen dëshmi shtesë dhe plotësisht të zbardhet gjendja faktike dhe të mundësohet sjellje vendim ligjor dhe të drejt nga prokurori publik.

“Theksojmë se, në drejtim të punës profesionale ne nuk mund të veprojnë në një aktakuzë e cila është në kundërshtim me dëshmitë me të cilët disponojmë dhe hetimet e hapura nga ana jonë. Njëkohësisht tregojmë se me largimin e aktakuzës në lëndën “Puç“ ne nuk prejudikojmë se a është dikush fajtor ose jo, por vetëm vlerësojmë se për konstatim të plotë dhe të saktë të gjendjes faktike, janë të nevojshme dëshmi plotësuese, të cilat nuk mund të merren në fazën e diskutimit kryesor”, shtojnë nga PSP.

Përndryshe, rasti “Puç“, është njëri nga të parët që PSP i ka marrë nën kompetencat e saj, por seancat e gjykimit deri më tani, disa herë janë anuluar.

Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetërorë, të akuzuar janë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov, i punësuar në Komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button