Kryetari i PE-së do të dihet madje pas raundit të katërt të votimit

Eurodeputetët sot pasdite vonë as në raundin e tretë të votimit nuk arritën të zgjedhin kryetar të ri të Parlamentit Evropian, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Strasburgu.

Në këtë votim kandidati i Partisë Popullore Evropiane (PPE) Antonio Tajani fitoi 291 vota, ndërkaq për përfaqësuesin e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SiD), Xhani Pitela votuan 199 eurodeputetë.

Helga Stivens nga Grupi i konservativëve fitoi 58 vota, Lambert nga Grupi i të gjelbërve dhe Aleancës së lirë evropiane 53 vota, Eleonora Forenza nga e Majta e bashkuar evropiane – E majta nordike e gjelbërt fitoi 45, ndërsa Lorentiu Rebega nga blloku i Evropës të kombeve dhe lirive 44 vota.

Për fitore të njërit prej kandidatëve nevojiteshin 346 vota.

Raundi i katërt i votimit do të mbahet sonte dhe në të do të marrin pjesë Tajani dhe Pitela. Në raundin e katërt për kryetar do të zgjedhet kandidati që do të fitojë shumicë të thjeshtë votash.

Vendimtare pritet të jenë votat e të djathtëve ekstrem dhe euroskeptikëve, por gjithashtu edhe të gjelbërve dhe majtistëve./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button