Përshesh prej teksti

[Recension: LSDM-ja I BËN LAJKA BDI-së: E pranueshme është platforma e partive shqiptare]

Ky tekst është përplot me spekulime me muhabete të stilit “më the-të thash”. Informacionet që janë plasuar në të nuk kanë as burim, e as ndonjë vërtetim real. Artikulli është politikisht i motivuar dhe tendecioz.

СДСМ Ѝ СЕ ДОДВОРУВА НА ДУИ Прифатлива е платформата на албанските партии zurnal.netLinku deri te artikulli origjinalLSDM-ja I BËN LAJKA BDI-së: E pranueshme është platforma e partive shqiptare]

Data dhe koha e publikimit: 10.01.2017, 13.57

Data e recensionit: 16.01.2017

Recensues: Аna Anastasovska

TITULLI NUK ËSHTË MBËSHTETUR NË TEKST

Vetë titulli është në masë të madhe senzacionalist dhe në shikim të parë duket bindës. Mirëpo, kur të lexohet teksti, kuptohet se ajo që thuhet në titull nuk ka asnjë bazë.

Në fillim të artikullit shihet tendenca e tij.

“Zaevi, i cili gjatë fushatës premtoi katone dhe forma të federalizimit, tani edhe pse i mposhtur nga populli ka qenë i gatshëm për çdo gjë vetëm që të hyjë në qeveri”.

Zaevi gjatë fushatës askund nuk tha se është për federalizimin e vendit, e as që një gjë të tillë kishte në programin zgjedhor të LSDM-së. Federalizimi është spini më i madh parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së kundër Zaevit.

Pastaj, në mënyrë tendencioze thuhet se Zaevi ka qenë i gatshëm të pranojë gjithçka vetëm që të hyjë në qeveru. Çka është ajo “gjithçka” dhe prej ku është marrë kjo informatë, përgjigje në tekst nuk ka. Në vend të përgjigjes, kemi spekulime.

“LSDM-ja mbeti partia e vetme politike e cila zyrtarisht nuk ka dalë me qëndrim për platformën e partive politike shqiptare. Mirëpo, prapa skenës kuptojmë se Zaevi dhe udhëheqësia i kanë dërguar porosi BDI-së dhe Ahmetit se do të pranonin gjithçka që është shkruar në platformë vetëm që të jenë lojtarë për formimin e qeverisë së re. Për këtë nuk ka as konfirmim e as demant të qartë nga LSDM-ja”.

Edhe pse është theksuar qartë se LSDM-ja është partia e vetme e cila nuk ka dalë me qëndrim zyrtar në lidhje me platformën e partive shqiptare, megjithatë artikulli bën spekulime se Zaevi dhe udhëheqësia qenkan të gatshëm të pranojnë gjithçka vetëm që të jenë pjesë e qeverisë.

POHIME PA BAZË

Informatat e këtilla serioze duhet të mbështeten me burim serioz, mirëpo edhe të verifikohen nga të gjitha anët e mundshme. Të transmetuara në këtë mënyrë, duket sikur janë dëgjuar në rrugë.

Теksti si vërtetim për atë që është shkruar, lexuesit i ofron interpretim arbitrar të qëndrimeve të gazetarëve, kritikues të pushtetit dhe ata i ndërlidh me njëfarë qëndrimi të LSDM-së.

Është bërë përshesh. Me rëndësi, spini plasohet në vend kryesor. Ky tekst nuk ka asnjë lidhje me produktin gazetaresk. Nuk ka burime, nuk ka palë të dytë, nuk ka konfirmim të informatave, nuk ka asgjë… Ka vetëm manipulime.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button