Pushteti keqpërdor DAP-in kundër Sorosit

Drejtuesit e sektorit civil thonë se VMRO DPMNE-ja po keqpërdor institucionet shtetërore në “luftën” kundër Sorosit. OJQ-të vlerësojnë se Gruevski po përpiqet që nëpërmjet “desorosoizimit” të krijojë një realitet të rrejshëm para qytetarëve dhe anëtarëve të partisë së tij, njofton Alsat M.

Uranija Pirovska e Komitetit të Helsinkit thotë se sulmi ndaj OJQ-ve bëhet për shkak se të njëjtat angazhohen për drejtësinë penale, e cila mund t’i dërgojë në burg funksionarët e partisë.

Sipas kryeredaktorit të Vërtetmatësit, Vladimir Petreski organizatat joqeveritare vazhdimisht i nënshtrohen revizioneve, kurse burimi i fondeve dhe qëllimi i shfrytëzimit të tyre është publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button