fbpx

Obama: Ndërhyrja ruse në Ukrainë, destabilizuese

Presidenti Barack Obama, është shprehur në mënyrë kategorikë kundër ndërhyrjes së ushtrisë ruse në shtetin ukrainas.

Sipas tij, ky është një veprim jo i domosdoshëm, pasi do të rrisë paqëndrueshmërinë e për pasojë do të sjellë destabilizim të mëtejshëm të gjithë vorbullës që është krijuar nga protestat në këtë vend.

Nisur nga ky arsyetim, më tej presidenti Obama u shpreh se, SHBA-të janë në masë të shqetësuara për lëvizjet e shpeshta që kanë pasur forcat ushtarake ruse në Krime.

“Helikopterë sulmues rusë dhe avionë ushtarakë transporti janë futur në Krime”, – deklaroi Yuriy Sergeyev (ambasadori i Ukrainës pranë OKB-së).

Ai e përshkroi aeroportin kryesor si të zaptuar nga forcat ruse. Zoti Sergeyev tha se kërkon mbështetje morale dhe politike nga komuniteti ndërkombëtar. 

Kremili tha dje se, presidenti Vladimir Putin e ka diskutuar gjendjen në Ukrainë me kryeministrin britanik David Cameron, kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe kreun e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button