UÇK-ja nuk ka pasur kampe në Shqipëri

Në 16-vjetorin e plagosjes së tij, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sabit Geci, ka vendosur të flasë.

Eprori i parë i kësaj ushtrie që është dënuar për krime lufte, ka bërë një rrëfim ekskluziv për gazetën Tribuna.

Ai ka folur për të vërtetën e luftës, për krimet e pretenduara, dhe për zhgënjimin që ka me shokët e luftës që tash i thotë se i ka vetëm ish-shokë. Geci është tepër i zhgënjyer me ish-bashkëluftëtarët.

Ai është në burg që nëntë vjet. Me një vendim të gjykatës është shpallur fajtor për krime lufte dhe është i dënuar me 15 vjet burg. 

Është pjesë e aktakuzës edhe në Grupin e Drenicës. Në pjesën e parë të intervistës për Tribunën, ai ka ftuar që të mos mohohet lufta. Ua ka kujtuar ish-shokëve se nëse Komandanti Legjendar Adem Jashari e ka sakrifikuar gjithë familjen, dhe nuk kanë pse të brengosen për vete këta të tjerët. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button