Enes Ibrahim: Qytetarët treguan se Maqedonia nuk do politikanë të kriminalizuar

“Në periudhën e kaluar qytetarët e Republikës së Maqedonisë fortë dhe me vendosmëri e konfirmuan vizionin për Maqedoni demokratike dhe me prosperitet. Maqedoni, në të cilin nuk ka vend për politikanë të cilët periudhën e kaluar kanë punuar kundër ligjit, politikanë për të cilët tanimë ekzistojnë indikacione serioze për përzierje në veprime kriminale për të cilët janë hapur procese gjyqësore për kryerjen e veprave penale”, thotë Enes Ibrahim nga Partia për Lëvizje të Turqve.

Ai shton se në zgjedhjet e fundit parlamentare 600.0000 qytetarë kanë demonstruar fuqi të vërtetë demokratike dhe e kanë rrëzuar regjimin e Gruevskit.

“Gruevski ështëi  vetëdijshëm se i ka ardhur fundi dhe nuk ka hapësirë për kurrfarë manovrash. Qytetarët i dhanë humbje të vërtetë. Ai edhe më tej si mizë pa kokë po tenton që ta shpëtojë lëkurën e vet. Por, në emër të turqve të Maqedonisë, apeloj që të pajtohet me realitetin dhe të paktën në ditët e fundit të karrierës së tij të mos i bëjë dëm Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”, shton Ibrahim.

Sipas tij, Maqedonisë i duhet Qeveria e re e cila do t’i zgjidhë problemet e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë edhe të atyre të komuniteti turk.

“Zgjedhjet ishin test i vërtetë për demokracinë e Maqedonisë dhe dekriminalizimin e skenës politike maqedonase, Maqedonia tregoi se askush nuk mund ta rrënojë stabilitetin e strukturës multietnike në vend”, shton Ibrahim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button