“E majta”: Komunat që anuluan festat e fundvitit le të tregojnë ku i dërguan paratë

Partia “E majta” kërkon që pushtetet lokale që i anuluan festat për fundvit të publikojnë në opinion në mënyrë transparente se ku saktësisht i kanë kanalizuar mjetet të cilat premtuan se do t’i japin për qëllime humanitare, transmeton Portalb.

Shkupi, Kumanova, Manastiri dhe Velesi nën presionin e publikut theksuar se mjetet për organizimet fundvitit do t’i japin për raste të rënda sociale.

Nga “E majta” kujtojnë se nuk e kanë harruar premtimin e institucioneve. “Pushtetet lokale menduan se opinioni do t’i harrojë premtimet. Të mos mashtrohen. Premtimet se paratë do të shkojnë për raste sociale duhet të instrumentalizohen me hapa konkrete”, thonë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button