TIM: Maqedonia mori raportin më të dobët deri më tani për luftën kundër korrupsionit

Transparencë Internacional Maqedoni (TIM), njofton se edhe pse raporti i rrethit të katërt të evoluimit të GREKO (vende për luftë kundër korrupsionit) është miratuar në mbledhjen e 62-të plenare të mbajtur n dhjetor të vitit 2013, Republika e Maqedonisë ende nuk ka ndërmarrë aktivitete në drejtim të implementimit të një pjesë të rekomandimeve të theksuara në raport, njofton Portalb.

“Republika e Maqedonisë më 26 korrik të vitit 2015 ka dorëzuar informata dri te GREKO në lidhje me implementimin e rekomandimeve nga raporti i evoluimit. Më 1 qershor të vitit 2016, është miratuar raporti për vlerësim të implementimit, ndërkaq është publikuar më 12 tetor të vitit 2016. Nga përmbajtja e saj mund të konstatohet se është raporti më i dobët i GREKO-s për Republikën e Maqedonisë deri më tani”, shton TIM.

Siç shpjegoi TIM, rekomandimet nga raportet paraprake më së shpeshti kanë qenë në kohë të zbatuara, gjatë së cilës Maqedonia ka marrë vlerësim se kënaqshëm ose pjesërisht i zbaton të gjitha rekomandimet.

“Megjithatë, me raportin e ri, i cili ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit në Kuvendin e Maqedonisë, gjyqësorin dhe Prokurorinë Publike, është konstatuar se Maqedonia kënaqshëm i ka zbatuar vetëm tre nga gjithsej 9 rekomandime, dhjetë janë pjesërisht të zbatuara, ndërkaq 6 aspak nuk janë zbatuar. Katër nga rekomandimet”, shtojnë nga TIM.

TIM, ka vërejtje edhe në lidhje me atë që në raport është theksuar se autoritet në Maqedoni si arsyetim për mosimplementimin ose pjesërisht implementimin e rekomandimeve, e kanë thelluar krizën politike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button