“Fortesa 2”, Gjykata e ngarkon me detyrë të re Prokurorinë Speciale

Gjykata me detyrë të re për Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin “Fortesa 2”. Sipas Gjykatës, PSP duhet që të drejtohet te Zyra për mbrojtje të të dhënave të klasifikuara dhe në MPB për risqarim rreth kërkesës së Prokurorisë për shfrytëzim gjyqësor të dëshmive të cilat vlerësohen si të klasifikuara në këtë rast. Seanca e radhës do të jetë më 13 mars, njofton Portalb.

Përndryshe, gjykatësja, Lidija Petrovska, e cila e udhëheqë rastin “Fortesa 2”, paraprakisht i ka larguar gazetarët nga seanca që të mundet të lexohen përmbajtjet nga dokumentacioni që PSP i ka marrë nga MPB pas kërkesës për deklasifikim dhe për shfrytëzim të informatave të klasifikuara në procedurë gjyqësore.

Në seancë kanë qenë të pranishëm 7 të akuzuarit, gjegjësisht ish shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, dhe gjashtë persona, të cilët ngarkohen për shkatërrimin e dokumentacionit lidhur me sistemet nga përgjimet e paligjshme.

Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska, ka filluar që ta lexojë dokumentin, në çfarë ka pasur vërejtje avokati i Grujovskit, Nikolla Dodevski, i cili tha se në dokument është e mundur që të ketë të dhëna të klasifikuara dhe ka kërkuar largim të opinionit nga  seanca.

Ndaj kësaj ka reaguar prokurorja Ristovska, e cila tha se nuk ka nevojë të largohen gazetarët, megjithatë gjykatësja Petrovska, këtë nuk e ka marrë parasysh dhe ka vepruar në bazë të ankesës së Dodevskit dhe i nxjerrë jashtë seancës gazetarët. Ajo ka shtuar se Gjykata pas dyerve të mbyllura duhet që të konstatojë se kush ka certifikatë sigurie dhe cilat të dhëna janë të klasifikuara dhe cilat nuk janë.

Në reagimin e gazetarëve që të sqarohen se në bazë të cilit nen të Ligjit për procedurë penale largohen ata, Petrovska tha se ajo është e rregulluar me nenin 347.

Prokurorja, Reistovska, tha se në Ligjin për procedurë penale, askund nuk shkruan se dëshmitë refuzohen vetëm për atë se janë informata të klasifikuara.

Inçizuesve dhe fotoreporterëve nuk u është lejuar që t’i inçizojnë apo t’i fotografojnë të akuzuarit dhe avokatët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button