Jashari: Faqet me emrin Arifhikmetit, mos shkruani statuse politike!

Aktori nga Tetova, Xhevdet Jashari, i njohur me personazhin e serialit ‘O sa mirë’ Arifhikmet Abdulmenafi, ka reaguar ndaj personave të ndryshëm të cilët kanë hapur ‘fan page’ në emër të tij dhe ditëve të fundit kanë shkruar statuse politike.

Në reagim, në fan page-in e tij zyrtar Jashari shkruan:

‘Ne disa “fan page” qe kane te bejne me Arifikmetin apo me serialin “O sa mire” jane paraqitur disa shkrime dhe komente me ngjyrime politike. I lus te gjithe ata qe kane nevoje per komente te tilla te mos e bejne nje gje te tille pasi vet personazhi Arifikmeti nuk ka parti politike, dhe nuk ai komenton ngjarjet politike neper internet por aty ku edhe e kane vendin per t’u komentuar ne serialin “O sa mire”. Me vjen mire qe personazhi i Arifikmetit eshte pritur shume mire nga populli, kjo me motivon qe te vazhdoj me punen profesonale per te mos i zhgenjyer te gjithe ata qe e pleqejne serialin “O sa mire” dhe personazhin qe einterpretoj une. 

I lus edhe nje here te gjithe ata admin te faqeve qe mos e njollosin personazhin me qendrime dhe ngjyrime partiake, pasi Arifikmeti nuk ka parti politike, dhe nuk ka nevoje te kete parti, pasi ai e ka krejt popullin’ përfundon Jashari./PORTALB

Lajme të ngjashme

Back to top button