Renova e nisë në Shkup, Shkëndija e Gostivari në shtëpi

Me ndeshjet e xhiros së 20-të, që do të luhen të shtunë dhe të dielën vazhdojnë garat në Ligën e parë të Maqedonisë në futboll, ndërsa një nga derbit do të zhvillohet në Shkup, ku Renova do të jetë mysafire e Metalurgut në lagjen Autokomandë. 

Të shtunën do të zhvillohen të gjitha ndeshjet, në përjashtim të duelit Shkëndija – Makedonija Gj.P. Pikërisht nesër trajneri i Renovës Qatip Osmani do të ketë një detyrë të vështirë, kur do të përballet me skuadrën Metalurgut që synon të jetë ndër skuadrat që kërkon daljen në arenën ndërkombëtare. 

“Jemi të përgatitur maksimalisht që të kemi fillim të mbarë të sezonit pranveror. Edhe pse do të luajmë kundër një skuadre të fortë siç është Metalurgu, presim rezultat të mirë. Renova në çdo ndeshje luan për fitore dhe këtë do ta bëjë edhe kësaj radhe”, tha strategu i Renovës, Osmani.
Ndeshja Metalurgu – Renova zhvillohet në stadiumin në Autokomand me fillim në orën 14:00.

Shkëndija pas 45 ditëve përgatitje intensive dhe përforcimeve të mëdha, për herë të parë do të paraqitet para publikut tetovarë të cilët me padurim presin të shohin cilësitë e formacionit të ri që ka pretendim të ngjitet në pjesën e epërme të tabelës. 
E veçanta e kësaj përballje është se para publikut tetovar do të paraqitet sërish Muhamed Useini, Mensur Kurtishi, të cilët edhe më parë ishin pjesë e kuqezinjve, por gjithsesi nuk do të mungojnë dhe emrat e rinj që përforcuan skuadrën. 

Gostivari me një formacion të kombinuar nga futbollist me përvojë dhe ato të rinj do ti kundërvihet ekipit Euromilk. Qëllimi i skuadrës nga Gostivari është që të përmirëson imazhin e tyre pasi në pjesën vjeshtore nuk mund të jenë të kënaqur me atë që treguan. 

Liga e parë, xhiro e 20-të, takohen: (e shtunë, ora 14:00) Gostivari-Euromilku, Rabotniçki-Pelisteri, Metalurgu-Renova, Napredoku-Vardari dhe Bregallnica-Turnova, ndërsa të dielën në ora 14:00 takohen Shkëndija-Makedonija Gj.P.

Lajme të ngjashme

Back to top button