Karanfillova-Panovska: Pas çdo zgjedhjeve VMRO-DPMNE krijon armiq imagjinar (VIDEO)

Qeveria ka ndarë shumë më shumë para për shoqërinë civile se sa Fondacioni Shoqëri e Hapur (FSHH) në Maqedoni, njofton Portalb.

“FSHH Maqedoni, në përqindje ka buxhet prej 5.8 milionë dollarë, prej të cilave më pak se 2.5 milionë dollarë janë investuar në organizatat joqeveritare, ndërkaq dallimi bie në projekte me institucionet shtetërore. Nga kjo shihet se është e gabuar teza se FSHH e financon 99% sektorin civil. Vetëm në vitin 2017 nga buxheti i Maqedonisë, Qeveria ka ndarë mbi 6 milionë euro për sektorin civil, thuajse 3 herë më shumë se Sorosi”, këto janë disa nga përfundimet në emisionin “Top Tema” në TV Telma, ku ka debatuar drejtoresha ekzekutive e FSHH-së, Fani Karanfillova-Panovska, drejtori ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Aleksandar Krzhalovski dhe gazetari Cvetin Çilimanov.

Drejtoresha e FSHH, Karanfillova-Panovska, shpjegon se në 25 vitet e ekzistimit, Fondacioni në Maqedoni, ka harxhuar mbi 145 milionë dollarë të cilat kanë përfunduar në institucionet e Maqedonisë. Vetëm në periudhën 2011-2016, mbi 32 milionë dollarë janë ndarë për arsim.

“Pas çdo palë zgjedhjes VMRO-DPMNE krijon armiq imagjinar në Maqedoni. FSHH pas zgjedhjeve siç duket ishte zgjedhur që të jetë subjekti më ashpër i sulmuar, për arsye se kur dikujt nuk i shkojnë punët si duhet, është e nevojshme që t’ia drejtojë gishtin dikujt, që ta tërheqë vëmendjen e opinionit, pasi që nuk e arriti suksesin e dëshiruar”, tha Karanfillova-Panovska.

Përkundër kësaj, Qeveria shuma të mëdha ka ndarë për organizata për ndërtimin e përmendoreve, ndërkaq vetëm për 10% nga paratë e sektorit joqeveritar ka pasur thirrje publike, shpjegojnë bashkëbiseduesit në debat.

Sipas tyre, shuma më e madhe e mjeteve të cilat Qeveria i ka ndarë për shoqërinë civile, vijnë nga Ministria e Drejtësisë, gjegjësisht 2 milion euro dhe nuk ka pasur thirrje publike. Pastaj vjen Ministria për Punë dhe Politikë Sociale me 1.5 milion euro. Shumat të cilat janë ndarë janë të ndryshme, nga 50 mijë euro deri më 800 mijë euro, ndërkaq problemi kryesor është se nuk dihet se si harxhohen paratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button