Pesë miliardë dollarë në vetëm dy javët e para të vitit për Mark Zuckerberg

Në vetëm dy javët e para të vitit 2017, krijuesi i Facebook ka shtuar në të ardhurat e veta gati 5 miliardë dollarë, më shumë së çdo person tjetër në botë, shkruan Opinion.al, përcjell Portalb.mk.

Çmimet e aksioneve të Facebook-ut, 410 milionë prej të cilave janë të Zuckerbergut, janë rritur dhe tani vlerësohen me më shumë se 53.8 miliardë dollarë.

Sipas Forbes, që bën renditjen në kohë reale të miliarderëve në botë, Zuckerbergun është renditur si personin e pestë më të pasur në botë pas Bill Gates, Ëarren Buffet, Jeff Bezos dhe Amancio Ortega – që secili prej tyre ka një pasuri prej 77 miliardë euro.

Por, themeluesi i Facebookut në këtë fillimvit ka lënë prapa të tjerët sa i përket të ardhurave. Për këtë rritje të madhe nuk është përgjegjëse ndonjë ngjarje e veçantë, por kjo lidhet me fushatën e lartë të Facbookut për të trajtuar përmbajtjet e lajmeve të rreme.

Të mërkurën kompania ka hedhur në treg “Journalism Project” në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet me mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button