Zvicra me më shumë shqiptarë se Maqedonia

Tekniku i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka ftuar pesë lojtarë shqiptarë për ndeshjen miqësore ndaj Kroacisë, e cila do të zhvillohet me 5 mars në St. Gallen.

Përfaqësuesja e Zvicrës në këtë duel do të ketë 3 shqiptarë nga Kosova dhe dy shqiptarë të Maqedonisë, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, duhet të jenë pjesë e kombëtares për ndeshjen që do të zhvillohet me 5 mars.

Të përkujtojmë se edhe Maqedonia do të luajë miqësore në po të njëjtën datë, ndërsa në këtë duel edhe pse në Maqedoni ka më shumë banorë shqiptarë se sa Zvicra dhe se janë autokton në këto troje, asnjë herë nuk ka pasur më shumë se 4 futbollistë në reprezentacionin e seniorëve.

Kësaj radhe në listën e Gjurovskit, bëjnë pjesë Ferhan Hasani, Agim Ibraimi, Besart Ibraimi dhe Muhamed Demiri. Maqedonia ndeshjen e saj e luan kundër Letonisë me 5 mars në Shkup në orën 19:00. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button