Maqedonia dhe Mali i Zi me ambasada të përbashkëta

Gazeta e Malit të Zi “Vjesnik” shkruan se Podgorica dhe Shkupi planifikojnë të kenë ambasadë të përbashkët në Danimarkë. 

Gazeta thirret në planin për zgjerimin e përfaqësive konsullore -diplomatike të Malit të Zi i miratuar nga qeveria, transmeton agjencia “Zhurnal”.  

Në atë theksohet se mbi bazën e marrëveshjes bilaterale mes Malit të Zi dhe Maqedonisë do të fillojnë bisedimet për vendosjen e përbashkët në ambasadën në Kopenhagë për shkak të përdorimit nga prania aktive në vendet skandinave.

Në dokument shkruan se “Maqedonia është e interesuar për misione diplomatike të të dyja shteteve dhe vendosjen në të njëjtin objekt në kryeqytetin e Spanjës, Madrid”. 

Maqedonia, siç thuhet në dokument, Malit të Zi i ka ofruar pa kompensim të shfrytëzojë pjesë të hapësirave në Stamboll, ku është i vendosur konsullata jonë. 

“Është propozuar që Mali i Zi ta shqyrtojë mundësinë në të njëjtën mënyrë të sigurojë vendosjen e përfaqësisë diplomatike në Argjentinë”, thuhet në dokument. 

Nga ana tjetër kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka bërë të ditur se ideja nuk është për diplomaci të përbashkët, por me qëllim që të kursehet.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button