DMDHP do të inspektojë portalet, kërkon të fshihen të dhënat personale të qytetarëve

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale javën e kaluar ka marrë iniciativë që t’i inspektojë mediat, respektivisht portalet e internetit, që të vërtetojë shkelje në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”, transmeton Portalb.mk.

“Në bazë të kornizës së lartpërmendur juridike, ua bëjmë me dije të gjitha portaleve në internet dhe mediave të shtypura se duhet të bëni fshirje të të dhënave personale, gjegjësisht ta minimizoni vëllimin e të dhënave personale që publikohen në përputhje me qëllimin që duhet të plotësohet gjatë publikimit, me qëllim të përcaktimit të drejtë, adekuat, relevant dhe jo të tepruar në aspekt të vëllimit të kategorive të të dhënave personale (mbiemri, emri, adresa e banimit (vendbanimi dhe rruga), informatë për nënshkrimin personal) të qytetarëve (subjekte të të dhënave personale)”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nga atje sqarojnë së në pajtueshmëri me nenin 9 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, numri amë i qytetarëve mund të ndryshohet vetëm nëse paraprakisht kemi pëlqim nga qytetari.

Mediat, shtohet ne kumtesë, janë të obliguara të mbajnë llogari për numrin amë të qytetarit, që të mos jetë i dukshëm, i botuar apo i marrë nga të dhënat personale.

“Sipas nenit 5, paragrafi 1, alinea 1, 2 dhe 3 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave, të dhënat personale përpunohen në mënyrë të drejtë dhe në pajtueshmëri me ligjin, përmblidhen për qëllime konkrete, të qarta dhe të vërtetuara me ligj dhe përpunohen në atë mënyrë që është në pajtueshmëri me ato qëllime, dhe janë të përshtatshme, relevante dhe jo të zgjeruara në raport me qëllimin për shkak të cilit mblidhen dhe përpunohen”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button