Sindikata e “Jugohromit” sot do të takohet me kryeministrin Dimitriev

Sindikalistët e fabrikës “Jugohrom” sot do të takohen me kryetarin në largim të Qeverisë, Emil Dimitriev, njofton Portalb.

“Në pajtueshmëri me kërkesën e dorëzuar për takim nga ana e organizatës sindikale “Jugohrom Alzar DOOEL Jegunovc”, deri te kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev, njoftojmë se më sot (16.01.2017) në ora 14:00 do të realizohet takim punues”, njoftojnë Sindikata.

Pas mbarimit të takimit, sindikalistët do ta njoftojnë opinionin për atë se çfarë do të del nga takimi.

Përndryshe, sipas një dokumenti të publikuar nga  mediat në vend, nga Inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë sqarohet se shkaku për mbylljen e “Jugohromit” është mosrespektimi i afatit dhe i njëjti do të mbyllet vetëm për 90 ditë. Nga kjo mund të kuptohet se Kombinati “Jugohrom” do të jetë mbyllur vetëm deri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit.

Në vendimin e lëshuar nga ana e inspektoratit të ekologjisë thuhet: “Ndalohet kryerja e punës për subjektin “Jugohrom Alzar” nga Jegunovca, me adresë në Jegunovc të Komunës së Jegunovcës e cila udhëhiqet nga Vasko Skenderovski në një periudhë prej 90 ditësh për shkak të mos realizimit të punëve me planin operativë të A kategorisë që është paraparë me planin operativ ”.

Ministri i Ekologjisë Bashkim Ahmeti më 1 nëntor kur kumtoi lajmin për mbylljen e kombinatit tha se vendimi nuk ka të bëjë me periudhën parazgjedhore.

Inspektorati pranë ministrisë së ekologjisë më 1 nëntor vendosi për ndërprerjen e punës në “Jugohrom”, me arsyetimin se kombinati nuk ka vendosur filtrat. Por nga Jugohromi njoftuan se kanë bërë kërkesë për vazhdimin e afatit edhe për 18 muaj me arsyetimin se janë ballafaquar me pengesa burokratike për vendosjen e filtrave.

Prej kur është mbyllur fabrika, që cilësohen si një ndër ndotësit më të mëdhenj në rajonin e Pollogut, disa herë të punësuarit kanë protestuar me qëllim që fabrika t’i rindezë furrat, ndërkaq ata të kthehen në punë.

Me mbylljen e Kombinatit, pa punë do të ngelen rreth 1.000 punëtor. /Portalb

LEXO: Jugohromi mbyllet vetëm për 90 ditë!
LEXO: Mbyllja e Jugohromit, për të mirën e qytetarëve apo për shkak të zgjedhjeve?!
LEXO: Të punësuarit në “Jugohrom”: Kërkojmë që kombinati të fillojë me punë
LEXO: “Eco Guerilla” reagon ndaj kërkesës së të punësuarve të “Jugohromit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button