Maratona e Shkupi me sponzor botërorë

 

Maratona e dhjetë jubilare në Shkup, që do të mbahem më 11 maj, ribrendohet në ‘Wizz Air.

Maratona e Shkupit’, dhe me automatizëm merr sponsorin gjeneral aviokopmaninën Wizz Air.

Për këtë qëllim sot u firmos marrëveshje mes Qytetit të Shkupit dhe aviokopmanisë Wizz Air, e cila në tre vitet e fundit do të financoj këtë projekt.

‘Numri i maratonistëve rritet nga viti në vit. Me Wiz Air, si sponzor gjeneral, Maratona e Shkupit futet në listën e maratonave që kanë sponzor firma të mëdha botëore’ tha numri një i Shkupit, Koce Trajanovski.

Afati për regjistrim në Maratonë do të jetë i hapur deri më 20 prill.

Kotizacioni paguhet gjatë paraqitjes përmes internetit ose përmes fletëpagesës.

Pagesa duhet të kryhet më së voni në afat prej 48 orë nga dorëzimi i fletëparaqitjes, në të kundërtën nuk do të garantohet pako startuese.

Në ditën e garës nuk do të mund të merret pakoja startuese.

Gjatë marrjes së pakove startuese duhet të tregohet letërnjoftimi, dokument udhëtimi për garuesit e huaj, vërtetim për pagesë onlajn pse fletëpagesë. Pa këto dokumente nuk mund të merret pakoja startuese.

Kotizacioni për garën e maratonës dhe gjysmëmaratonës është 500, ndërsa 250 denarë për garën në 5.000 metra.

Më shumë informacione mund të merrni duke klikuar këtu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button