Në Pletvar ndalesë për qarkullim për automjete të rënda

Nga ora 8:00 vendoset ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Pletvar për shkaqe parandaluese, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë.

Borë me intensitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Kërçovë, Makedonski Brod, Zheleznec, Bukovë, Resnje, Gjavatë, Manastir, Prilep, Pletvar, Gjevgjeli, Udovë, Demir Kapi, Negotivë, Veles dhe Kullë.

Aksi rrugor Makedonski Brod-f.Zdunje në të cilin gravitojnë 11 fshatra, nuk është i kalueshëm për çdo lloj të komunikacionit.

Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në Deve Bair ku ka ndalesë prej 30 minutave. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button