Qarkullimi nëpër rrugë të lagështa, në Deve Bair pritet gjysmë ore

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës, njoftoi LAMM.

Borë me intensitet të lehtë bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Kërçovë, Makedonski Brod, Zheleznec, Bukovë, Resnjë, Gjavatë, Manastir, Prilep, Pletvar, Gjevgjeli, Udovë, Demir Kapi, Negotinë, Veles dhe Kullë.

Aksi rrugor Makedonski Brod -fshati Zdunjë i cili ka gravitet të 11 fshatrave nuk është i kalueshëm për asnjë lloj qarkullimi.

Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” gjatë tërë kohës janë në terren dhe i mbajnë të gjitha drejtimet rrugore të kalueshme.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç se në në vendkalimin kufitar Deve Bair për dalje nga Maqedonia pritet 30 minuta. Ky informacion ka të bëjë vetëm për kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button