Moti sot në Maqedoni

 Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi lindor dhe verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -13 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa e ditës  prej 0 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në -12, ndërsa e ditës do të rritet deri në 4 gradë Celsius.

Nga e hëna nën ndikim të valës së re të lagësht do të fillojë periudha e motit kryesisht me vranësira me të reshura të përkohshme të dëborës me intensitet të ndryshueshëm. Nga mesi i javës në vendet më të ulëta veçanërisht në juglindje të reshurat do të jenë të shiut.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button