Veljanoski: Ahmeti dhe Gruevski do të bëjnë koalicion, komenton dhe Platformën Shqiptare

Platforma e partive shqiptare është dokument jo-efektiv, i formuar në shtete të tjera e cila në vend se të ndihmojë, ajo po e vështirëson më shumë gjendjen, tha Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE-ja, shkruan A1on.mk, transmeton Portalb.mk.

Ndër të tjerash, Veljanoski thotë se Maqedonia ka Kushtetutë dhe ligj në bazë të së cilës duhet të orientohen të gjitha partitë politike gjatë procesit të formimit të qeverisë së re.

“Dokumenti i cili për fat të keq është përpiluar jashtë vendit, asnjëherë nuk ka dhënë rezultate pozitive dhe prandaj forcën për të çuar përpara Maqedoninë do ta gjeni jashtë atij dokumenti. Jam i bindur se deri më 29 janar do të zgjidhen të gjitha çështjet,  dhe do të përfundojë konstituimi i Parlamentit dhe Qeverisë”, tha Veljanoski.

Sipas tij, javën e ardhshme do të fillojnë bisedimet për themelim të qeverisë, të cilat do të përfundojnë suksesshëm sepse Ahmeti dhe Gruevski në pajtueshmëri më mundësitë e tyre do të gjejnë zgjidhje për formim të Qeverisë.

“Qartë është thënë se nuk ka mundësi, VMRO-DPMNE nuk do të lejojë vazhdimin e mandatit të PSP-së, ka kohë mjaftueshëm, kjo situatë hibride duhet të bëhet pjesë e historisë, na duhen institucione sistematike, dhe jo hibride” u përgjigj Veljanoski në pyetjen se a do të pranohet platforma dhe vazhdimi i mandatit të PSP-së, dy prej çështjeve më të rëndësishme për të cilat BDI-ja tha se nuk janë të rëndësishme gjatë bisedimeve.

“Nuk ka gjasa të ndryshohet Kushtetuta për PSP-në, por për të tjerat të cilat janë në pajtueshmëri me Kushtetutën duhet të bisedohet. Sipas bindjes dhe njohurive të mia prej 23 deri 29 janar do të qartësohen të gjitha dilemat e hapura. Sipas njohurive të mia mendoj se do të dihet pas së hënës, duhet të presim të qartësohen të gjitha dilemat”, tha Veljanoski.

Sipas tij, mund të ndodh që të kemi zgjedhje të reja por nuk do të kenë efekt të madh.

“Për tre, katër muaj do të kemi zgjedhje lokale, qytetarët janë tejmase të lodhur. Por nëse nuk mund të kemi sukses, mendoj së zgjedhjet e reja janë zgjidhje ”, tha Veljanoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button