Alcatel sjell telefonat OneTouch Idol 2 dhe Idol 2 Mini

Kompania Alcatel ka zbuluar dy pajisje Android, shumë të holla, dhe që i përkasin shtresës së mesme. Kjo gjë ka ndodhur natën e vigjiljes së Kongresit Botëror të Telefonave, në Barcelonë. Këto dy telefona do të mbështesin njëri rrjetin 3G, dhe tjetri rrjetin 4G. Telefoni Alcatel OneTouch Idol 2 do të ketë rrjetin 3G.

Ky është një telefon me ekran 5 inç, rezolucion 960 x 540 pikselë, me gjatësi 7.3 milimetër, dhe ka procesorin me katër bërthama 1.3 GHz. Kamera kryesore është 8 megapikselë, e cila ju jep mundësinë të regjistroni video me cilësi të lartë, ndërsa kamera ballore është 2 megapikselë. Edhe këngët do t’i dëgjoni me cilësi të lartë, gjithashtu kjo pajisje ju lejon që ta përdorni me 2 karta SIM. Fillimisht ka sistemin Android 4.2, por në të ardhmen do të ketë një përditësim dhe do të kalojë në sistemin Android 4.4 KitKat.

Modeli që do të përballojë rrjetin 4G ka procesor me 4 bërthama 1.2GHz, kamerën ballore 1.3 megapikselë. Ky telefon nuk do të ketë mundësinë për t’u përdorur me 2 karta SIM. Është 7.4 milimetër i trashë dhe do të ketë sistemin Android 4.3. Modeli për telefonat 4G do të quhet Alcatel OneTouch Idol 2 Mini S. Telefonat do të jenë në shumë ngjyra, ndërsa për çmimin nuk është thënë akoma asgjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button