Derbit e pasdites të së dielës

Kjo javë, sikurse edhe e kaluara, nuk u veçua me superderbi në kampionatet kryesore të futbollit. Këtë pasdite ndoshta do të fillojnë derbit e parë për pjesën e dytë të kampionateve në Angli, Itali, Spanjë e Francë, derisa kampionati në Gjermani akoma nuk ka filluar, shkruan Portalb.mk.

Kampionati në Angli, Premier League, karakterizohet sot me derbin që zhvillohet mes rivalëve të vjetër, Manchester United – Liverpool. Pasditen e nisin pikërisht me këtë ndeshje sportdashësit, nga ora 17:00.

Kampionati në Itali, Serie A, ditën e mbaron me derbin e javës Fiorentina – Juventus. Ndeshja në Firence fillon në ora 20:45.  Në këtë kohë fillon edhe derbi spanjoll i kësaj jave, Sevilla – Real Madrid në “Sanchez Pizjuan”. Momentalisht, Sevilla gjendet në pozitën e tretë, ndërsa madrilenët  komod gjendet në pozitën e parë.

Derbin e fundit për këtë javë e kemi në kampionatin francez Ligue 1, në “Velodrom”, Marseille – Monaco. Kjo e fundit në ora 21:00 do nisë ndeshjen me këmbëngulje për marrjen e pozitës së parë në tabelë, pozitë në të cilën tash gjendet Nice.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button