Nuk ekziston kandidat konsensual në marrëveshjen e Ohrit

Ramadan Ramadani, kolumnë – “BFI ose kush po gogëson atje”, Fokus
Vite me radhë kreu i BFI, gjatë periudhave të këtilla zgjedhore- politike në vend, zgjedh që me prononcime të ngjashme të mos jetë e harruar si faktor shoqëror. Momenti i ri është se tani kemi të bëjmë me paraqitje të çuditshme, të cilat filluan me pozimin me veshje të verdhë, e të cilat tani përmes fejsbukut  kanë qasje të lehtë për publikun.

Branko Gjorgjevski, koment – “ Paedukata e reisit”, Dnevnik
Një kryesor i tillë thjeshtë bëhet i padenjë për funksionin dhe misionin që duhet ta kryejë. Skandali i fundit duhet haptazi ta parashtrojë pyetjen nëse reisi edhe më tej duhet ta kryen detyrën që e ka, ose të tërhiqet.

Daniela Trpçevska, editorial – “ Duhet “Korrje” e re” , Utrinski Vesnik
Njëmijë njerëz në ditë e humbin jetën prej armëve të vogla zjarri, e në botë në këtë moment ka rreth 875 milionë copë armë. Pjesa më e madhe e armëve është në dorë të civilëve. Nga këto statistika brengosëse nuk është e përjashtuar as Maqedonia.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Azil dhe pasaportë për Subratën”, Utrinski Vesnik
Pas urdhrit të Gjykatës Supreme në Indi për shpëtimtarin tonë Subrata Roj,  do të ishte mirë që Qeveria ta fton që të kthehet në shtëpi me gjithë paratë. Mësim – nuk mbjellen kastraveca me djallin.

Todor Pendarov, kolumnë – “Zgjedhje – ose edhe një farsë zgjedhore”, Utrinski Vesnik
Si qëndrojnë tani punët, në parlamentin e ardhshëm nuk do të kemi opozitë të fuqishme, ndërsa VMRO- DPMNE dhe BDI  sërish do të jenë fitues të bindshëm.

Dimitar Mirçev, kolumnë – “Zgjidhje e nyjes së kandidatëve”, Dnevnik
Kandidat konsensual? Kjo nuk ekziston në asnjë Kushtetutë në botë, as te i yni, as në marrëveshjen e Ohrit. Cili kandidat konsensual nëse ka dhjetëra kandidatë?

Antonio Spasev, kolumnë – “ Mësime nga Rusia dhe Ukraina”, Dnevnik
Në Soçi kanë gjetur dy gazetarë nga perëndimi të cilët akoma kërkojnë perde të rëna që ta  turpërojë Olimpiadën. Tani të njëjtit heronj i kanë përcjellë të informojnë nga Kievi. Të mos bëjmë vend të na vijnë këtu. Vetëm populli maqedonas me të vërtet brengoset për Maqedoninë.

Angel Ivanov, kolumnë – “ Pranverë e çuditshme vjen edhe në Maqedoni”, Dnevnik
Tani kemi pranverë Prage, pranverë Arabe, ja po fillon edhe pranvera e Ballkanit, e Maqedonia është në Ballkan. E Ballkani është strofull e shpikur për veprime pranverore.

Lajme të ngjashme

Back to top button