VMRO-DPMNE kërcënon organizatat qytetare dhe mediat që nuk mendojnë si ata

VMRO-DPMNE sot nëpërmes një kumtese partiake dhe nëpërmes ministrit për Punë të Jashtme Nikolla Poposki përsëri është kërcënuar ndaj mediave dhe organizatave jo qeveritare që janë të financuara nga Fondacioni Shoqëri e Hapur, transmeton Portalb.

Në kumtesë thuhet se ka filluar procesi i “desorosizimi”. Ndërkaq, ministri Popovski për gazetën italiane “La verita” thotë se Soros, me financimin e disa organizatave qytetare bën presion për destabilizimin e shtetit.

“LSDM dhe Soros kanë mision për ta shkatërruar demokracinë nëpërmes sulmeve brutale kundër secilit që nuk mendon sikur ata. LSDM dhe Soros nëpërmes granteve korruptojnë gazetar dhe media. Ata po e varrosin sektorin civil. Populli ka vendosur: procesi i desorosizmit fillon”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button