Bullock fiton 70 milionë nga filmi ‘Gravity’

Nëse bëhet llogaritja e të ardhurave nga honorarët që janë nga 20 milionë e 15 për qind nga përfitimet e filmit, duke ia shtuar këtu edhe të ardhurat nga shitja e DVD, del që aktorja e njohur Sandra Bullock po merr shuma marramendëse nga filmi ‘Gravity’…

Realisht është pritur që Sandra Bullock të fitojë çmimin ‘Osckar’ për rolin në filmin ‘Gravity’. Megjithatë kjo nuk do ta tronditë shumë aktoren, duke pasur parasysh që ajo do të fitoj më shumë se 70 milionë dollarë nga ky rol!

E kjo në bazë të marrëveshjes që i takon, nga 15 për qind e përfitimit nga kompania ‘Warner Bros’ apo siç e kanë llogaritur mediet amerikane nga 769 mijë dollarë për një minutë në film.

Për më shumë aktorja Bullock vitin e kaluar në listën e ‘Forbos’ ka qenë aktorja e shtatë me radhë më e paguara në Hollywood, ndërsa në vend të parë ishte Angelina Jolie e cila nuk e ka pranuar rolin në filmi ‘Gravity’ për shkak se ka dashur të qëndroj më afër familjes.

Por nuk mund të thuhet që edhe vetë Angelina nuk është pishman duke e parë shifrën që e ka rrëmbyer kolegia e saj, e që automatikisht këtë vit e bën aktoren më të paguar në Hollywood.

Lajme të ngjashme

Back to top button