Konvikti i studentëve pa energji elektrike, studentët ankohen për kushtet mizore (VIDEO)

Këto janë pamjet që TV 21 siguroi nga studentët e konviktit “Kuzman Josifoski Pitu” në Shkup. Errësirë nëpër korridore. Në pikë të ditës nuk vërehet asgjë. Për shkak se ngrohja qendrore nuk është mjaftueshëm e nxehtë, disa studentë janë detyruar që fshehurazi të marrin ngrohëse, ndonëse një gjë e tillë nuk lejohet. Megjithatë, në mungesë të rrymës elektrike, ata nuk munden t’i shfrytëzojnë këto ngrohëse.

“Në pjesën e meshkujve nuk ka rrymë. Nuk kanë ujë të ngrohtë dhe thuajse kanë shkuar të gjithë. Kurse ne në pjesën e femrave kemi rrymë por nuk kemi ujë të ngrohtë dhe shkojmë te ndonjë shoqe që jeton këtu afër të lahemi. Ky problem është gati 3-4 ditë dhe na thonë se do ta rregullojnë por nuk dihet se kur”, u shpreh Marija Miteva, studente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button