Beogradi po përgatitet për skenarin e Krimesë në veri të Kosovës

Viti 2017 ka €lluar me një fushatë të re të Beogradit për tensionimin e situatës në mbarë rajonin. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq i ka kërcënuar Malin e Zi dhe Maqedoninë për pranimin e Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të Prishtinës në UNESCO. Presidenti Toma Nikoliq ka marrë pjesë në shënimin e «ditës së Republika Srpska», entitetit të serbëve të Bosnjës – një provokim i hapur ndaj shumicës boshnjake (myslimane) në Bosnjë. Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës e ka shpallur ilegal 9 janarin. Më 9 janar 1992 serbët e Bosnjës, të përkrahur nga politika hegjemoniste e Beogradit, shpallën shkëputjen nga Bosnja. Të shtunën, pas paralajmërimeve disaditore, Serbia ka €lluar provokimin e radhës: nisjen e një treni propagandistik nga Beogradi në Mitrovicë. Reni i stolisur me parulla «Kosova është Serbi» në disa gjuhë është ndalur në Rashkë me arsyetimin e palës serbe se «policia shqiptare» po përgatiste sulm(e) kundër trenit. Duket se autoritetet serbe as që e kanë pasur ndërmend ta sjellin trenin deri në Mitrovicë. Ndalimi i trenit në Rashkë do të shfrytëzohet nga Serbia për të vajtuar në Bruksel dhe Washington se, ja, shqiptarët nuk po lejojnë qarkullimin e lirë të njerëzve. Kjo është fund e krye e pavërtetë, sepse mes Mitrovicës dhe Kralevës ka vite që qarkullon një tren, po ashtu ekzistojnë edhe lidhje të shumta me autobusë mes Kosovës dhe Serbisë. Se treni ishte paraparë të ndalej në Rashkë tregon edhe ky fakt: aty qenë gati duke pritur autobusët e €rmës «Kosmet prevoz», të cilët i çuan udhëtarët në Mitrovicë.

Saga me tren nuk ka përfunduar. Gjatë mesditës në Beograd pritet të mbahet mbledhja e Këshillit për Siguri Nacionale. Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se Serbia nuk do të lejojë «dhunë ndaj serbëve» në Kosovë – një kërcënim i qartë ndaj Kosovës duke pasur parasysh se ka vite që pakica serbe jeton e papenguar dhe e pashqetësuar nga shumica shqiptare në Kosovë. para se të niste trenin e propagandës Serbia është përpjekur të tensionojë situatën duke organizuar një cirk religjioz në të ashtuquajturën Kishë Ortodokse në Prishtinë dhe duke nisur ndërtimin e një muri në Mitrovicë. Lojërat e rrezikshme me tren, betonimi i qytetit të Mitrovicës me qëllim që pengimit të lëvizjes së lirë, paradat me popë në Prishtinë janë shenja të qarta të përpjekjeve të vazhdueshme të palës serbe për të provokuar konikt në mënyrë që të krijohen rrethanat për intervenim të Serbisë në Kosovë. Kështu qeveria e Serbisë – si shumë paraardhëse të saj – po luan me fatin e serbëve të Kosovës, të cilët mund të jenë humbës të mëdhenj të aventurave të reja luftënxitëse.

Në mediat bulevardeske serbe, ku nuk ka asnjë prag ngurrimi, ku rrena është standard, dezinformomi shihet si virtyt dhe urrejtja ndaj shqiptarëve shitet si patriotizëm, hapur paralajmërohet skenari i Krimesë në veri të Kosovës. Për gazetën fashiste «Informer» analisti luftënxitës Miroslav Llazanski deklaron se «nëse na sulmojnë shqiptarët, Ushtria e Serbisë duhet të marrë veriun e Kosovës! Deri më tani i kemi pasur dy shanse që me ushtri të kthehemi në Kosovë – në kohën e pogromit të marsit 2004 dhe pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Por atëherë nuk kemi pasur politikanë që e kanë atë sendin! Shqiptarët janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën, e ne?! Kosova nuk mund të mbrohet vetëm me mjete paqësore». Si përherë analizat e Llazanskit më shumë janë kërcënime të stolisura me fjalë vulgare, të cilat më tepër asin për gjendjen e rënduar mendore të «komentuesit ushtarako-politik», i cili së fundi u ballafaqua me akuza për shpikje të një reportazhi nga Halepi.

Po në «Informer» koloneli në pension i Shërbimit të Kundërzbulimit Aleksandar Petroviq thotë se «marrja eventuale e veriut të Kosovës» do të mund të realizohej me «bekimin» e kryetarit të Rusisë Vladimir Vladimiroviq Putin. «Një situatë e tillë, me tanket tona në Ibër, do të ishte e qëndrueshme vetëm nëse na përkrahin rusët. Putini ka thënë <serbinë dhe=”” republika=”” srpskan=”” nuk=”” guxon=”” t’i=”” prek=”” askush=””>, kështu që nuk e ka përjashtuar mundësinë të jetë në anën tonë. Përndryshe, është e ditur se shqiptarët po përgatisin trazira, po përgatisin ushtarët në kampet e NATO-s në Gjermani, ndërsa amerikanët po i armatosin», tha Petroviq. Dëshmi? S’ka. Me rëndësi propagandë, nxitje konikti, tensionim situate.

 

Ndërkohë në Prishtinë vazhdon gara se kush duhet t’i gëzojë meritat për ndaljen e trenit nacionalist ruso-serb. Hashim Thaçi? Kadri Veseli? Isa Mustafa? Stupcat? Skender Hyseni? Nga zyra e Thaçi ka ankesa se «Veseli dhe Mustafa» dje, kur situata po shkonte drejt tensionimit, as që e kanë hapur telefonin. Për të dëshmuar kinse seriozitetin e situatës ekipi i Mustafës të shtunën në mbrëmje ka postuar një fotogra€, ku shihen disa anëtarë të kabinetit përreth tavolinës duke folur për situatën. Pamja është një përpjekje për të imituar fotogra€në nga Shtëpia e Bardhë në maj të vitit 2011, ku kabineti i presidentit Barack Obama ishte takuar në «Situation Room» për të përcjellë drejtpërdrejtë vrasjen e Osama Bin Ladenit në Pakistan. Pamja nga «Situation Room» në Prishtinë me ministrin e Kulturës dhe atë të Mirëqenies Sociale, por pa ministren e Drejtësisë, pa she€n e AKI, pa ministrin e FSK-së, pa drejtorin e Policisë, të Doganave dhe Hekurudhave nuk lë ndonjë përshtypje serioziteti në punë. Si shpeshherë në situata të tilla pala kosovare reagon me histeri, në çastin e fundit dhe nën presionin e opinionit. Nëse ka sukses, atëherë €llon euforia nacionale. Lufta për merita e politikanëve dhe vrapi i gazetarëve për të bërë «sel€e» me policë, duke harruar çdo distancë profesionale. Por provokimet serbe vetëm kanë €lluar, nuk kanë marrë fund me ditën e djeshme. Gjasat që politikanët në Prishtinë ta kuptojnë dhe analizojnë si duhet situatën e re dhe rreziqet që kanosen nga qeveria serbe nuk janë të mëdha. Gabimet e shumta në qasjen ndaj Serbisë, dialogu pa kushte, shpresa e kotë se Bashkimi Europian e disiplinon Serbinë e kanë futur Kosovën në një batak të madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button