Ironizojnë të rinjtë e BESËS: Jakupi dhe Ibrahimi me çmimin “Heroi në VMRO” (VIDEO)

Të rinjtë e Lëvizjes Besë kanë mbajtur sot një aktivitet ironizues, në të cilën kësaj radhe protagonistë ishim anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Subhi Jakupi dhe Bedredin Ibrahimi. Ata kanë “nderuar” me çmimin “Heroi na VMRO”, dy anëtarët e KShZ-së për, siç thanë ata “kontributin që kanë dhënë këta dy persona në mbrojtje të VMRO-së”. Kryetari i i Forumit Rinor të kësaj partie, Daim Luçi, gjatë këtij aktiviteti, tha se “Muzeut të VMRO-së“Ali Ahmeti”, siç e ka quajtur ai, ia falin edhe dy artefakte shumë të rëndësishme për këtë muze dhe, në përgjithësi, për historinë e VMRO-së.

“Kështu, për shkak të kontributit të madh në mbrojtjen e VMRO-së, të Nikolla Gruevskit, Johan Tarçullovskit dhe të Sasho Mijallkovit, që sidomos u shfaq në mbledhjet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kur koalicionit ‘Rilindje me BESË’ iu morën dy deputetë dhe iu dhanë VMRO-së, ne – Forumi Rinor i Lëvizjes BESA – kemi vendosur që t’i nderojmë me çmimin ‘Heroi na VMRO’ dy personat që më së shumti kontribuuan për këtë rezultat të VMRO-së”, ka thënë Daim Luçi, Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button