Ndahet më në fund ҫifti i famshëm, vlera marramendëse e divorcit më të bujshëm të vitit
Pas shumë betejave dhe konflikteve, divorci i Johnny Depp dhe Amber Heard është finalizuar dhe bashkë me të edhe kushtet përfundimtare të ndarjes. 53-vjeçari Deep, pranoi më në fund të paguajë 7 milionë dollar për Heard, ndërsa ajo do t’i dhurojë dy organizata bamirësie. Po kështu, janë vendosur edhe ndarjet e tjera. Heard do të mbajë qentë Pistol dhe Boo, të cilët u bënë edhe objekt skandali kur 30-vjeҫarja i mori me vete në mënyrë të jashtëligjshme, në Australi, në 2015-ën, shkruan revista Class.
Heard e ka akuzuar Depp për dhunë fizike dhe psikologjike, por aktori këtë e ka mohuar gjithmonë. Në bazë të dokumenteve të gjykatës Herad tha se Depp ka abuzuar fizikisht me të, madje edhe e kishte qëlluar me telefon në fytyrë gjatë një zënke në shkurt të vitit të kaluar.
Avokatët e Depp i kanë mohuar akuzat e Heard me pretendimin se ajo gjithmonë ka dashur të përfitojë financiarisht nga 53-vjeҫari. Përveҫ kësaj, pas hetimeve, policia tha se nuk gjeti prova të mjaftueshme për një krim të tillë. Megjithatë, aktorja kërkoi urdhër mbrojtjeje, edhe pse kërkesa iu rrëzua pasi u ra dakord për pjesën më të madhe të kushteve të divorcit në fund të verës së kaluar.
Divorci i bujshëm u finalizua vetëm ditët e fundit, pasi avokatët respektivë po kërkonin një marrëveshje të kënaqshme. Avokatët e Depp nuk po binin në kompromis për organizatat e bamirësisë, nës duhet të paguante aktori për to apo jo. Heard, nga ana tjetër, do të marrë një pagësë prej 7 milionë dollarësh, si dhe kujdestaria e qenve dhe kalit Arrovv. Depp ka në pronësi pasuritë e paluajtshme, në Los Anxhelos, Paris, si dhe në ishullin privat në Bahamas. Ai do të mbajë edhe më shumë se 40 automjete, barka, makina të vjetra dhe një koleksion motorësh.