Maqedoni, negociatat për Qeverinë, nuk dihet kush me kë negocion

Heshtje totale në VMRO-DPMNE dhe BDI për fillimin e negociatave për formimin e Qeverisë së re. Gjashtë ditë pas marrjes së mandatit, partia e Gruevskit akoma zyrtarisht nuk ka ftuar BDI-në për të diskutuar rreth bashkëqeverisjes së mundshme, njofton Alsat-M.

Nga BDI konfirmojnë se deri në këto momente, nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të uljes në tryezën e negociatave. Në qëndrimin e një dite më parë, nga VMRO-DPMNE ishin të prerë se nuk do të pranojnë negocime për ndryshim të kushtetutës sa i takon përdorimit të barabartë të gjuhës shqipe me atë maqedonase dhe as zgjatje të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. Arsyet sipas tyre janë se ata angazhohen për shtet unitar dhe jo binacional, mbrojtje të rendit kushtetues, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit si dhe marrëveshjen e Përzhinës kurse Specialja u cilësua se nuk ka lidhje me drejtësinë.

E heshtur përballë deklaratës së përbashkët të partive shqiptare dhe tre kushteve të panegociueshme të BDI-së për fillimin e negociatave për formimin e Qeverisë, vazhdon të jetë edhe partia e Zaevit, LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button