Ahmeti: Nuk do të votojmë kandidatin e VMRO-së

Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti në emisionin ‘Rruga drejt…’, në televizionin Alsat është shprehur i prerë se subjekti që ai drejton nuk do ta votoj kandidatin e VMRO-DPMNE-së.

“Ne nuk do të votojmë, kandidatin e VMRO-DPMNE-së. Por ne nuk jemi polici politike dhe  ti ndalojmë qytetarët që të votojnë. Ne kemi nxjerr idenë dhe do ti paraqesim argumentet në këtë fushatë. Ne nuk e bojkotojmë procesin por nuk do angazhohemi që kandidatët për president të marrin votat e duhura. Ne do të punojmë që të dështoj kandidati për president dhe të punojmë për të jetësuar idenë tonë  për president konsensual”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së në emisionin ‘Rruga drejt…’.  

Sipas tij ideja për një president me një konsensus, me një marrëveshje më të gjerë nuk është vetëm në dobi të BDI-së por të të gjithë qytetarëve…

Ahmeti derisa komentoi takimin Thaçi-Mijallkov, u shpreh se kjo parti (PDSH) është rreshtuar në vijë të gabuar.

Ahmeti: Çështja emrit nuk është më e vështirë se çështja Kosovë -Serbi 

“Ç’kuptim do kishte që Maqedonia të merr rekomandimin e 6,do të ishte një rekomandimi lodhshëm, një rekomandim koti, një komprometim edhe i KE-së. Mua do më vinte turp të kërkoj datë për anëtarësim,  sepse 5 rekomandime kanë ra poshtë.  Samiti i Bukureshtit vendosi se RM-ja po që se e zgjidh këtë kontest me palën greke,  nuk ka nevojë të thirret samit. Por në rast se problemi zvaritet edhe më tej, ka gjasa që edhe kjo të na merret,  andaj ne duhet të punojmë për të arrit hapat e humbur”, deklaroi Ahmeti në Rruga drejt…

Ai madje u shpreh  i  bindur  se alternativa e vetme e Maqedonisë është anëtarësimi në NATO dhe BE, implementimi i tërësishëm i Marrëveshje së Ohrit dhe jo mbetja peng  e disa mosmarrëveshjeve që sipas tij kanë zgjidhje. 

“Problemi i çështjes së emrit mes Maqedonisë  dhe Greqisë, nuk është më i rëndë se ai i Kosovës me Serbinë”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button