Zbulohen detajet e celebrimit të Tunës dhe Patrisit, pse dështuan planet për dasmë?

Sa më shumë ata përpiqen ta mbajnë larg vëmendjes jetën e tyre private, aq më shumë kureshtar bëhet publiku dhe të gjithë fansat që i ndjekin. Tuna dhe Patrisi, këtë javë kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre duke u celebruar në martesë në komunën e Prishtinës. Lajmi u bë publik fillimisht nga mediat kosovare pasi stilistja Vjollca Llapashtica postoi në profilin e saj një foto të Tunës me fustanin e zgjedhur bashkë me urimin për ditën e shënuar.

Menjëherë lajmin e celebrimit e shoqëruan lajme të tjera për ceremoninë e martesës së ҫiftit, e cila ishte menduar në një drekë (darkë) private – sa më larg vëmendjes mediatike.

Me gjithë përpjekjen që Tuna dhe Patrisi kanë bërë për ta mbajtur sa më larg ngjarjen e tyre private, as këtë herë nuk ia kanë dalë. Së fundi, burime për Panoramën kanë treguar se festa e dasmës ka dështuar. Burime të afërta me ҫiftin kanë rrëfyer se për ditën e mërkurë  – dita kur u bë celebrimi, ishin menduar dy ahengje, por ende janë të paqarta arsyet pse nuk u organizuan. Fillimisht, u përhap lajmi se Tuna dhe Patrisi do të mblidheshin në një drekë, por më vonë u lajmërua se ҫifti dhe miqtë e afërt do të mbliedheshin në darkë. Ende informacionet mediatike janë disi konfuze, por me siguri, edhe këtë herë heshtja e ҫiftit vërteton se ata duan ta mbajnë vetëm për vete të dashurinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button