Kupa botërore në ski, mjegulla dhe bora anulojnë garën në Wengen

Gara në Lëshim, e vlefshme për kupën e botës që duhej të mbahej sot në Wengen, që ka edhe epitetin e “klasikut të skijimit alpin”, është anuluar nga shkaku i reshjeve të borës dhe mjegullës së dendur, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatorët thanë se gara në Zvicër ka qenë e pamundur të mbahet, pavarësisht tentativave që “Starti” të bëhet nga një pikë më poshtë. Anulimi i fundit i garës në stazën Lauberhorn ka ndodhur në vitin 2004.

Bora e cila gjatë natës kishte arritur në 45 centimetra vazhdoi të bie me një intensitet edhe të shtunën në mëngjes, ndërkohë që era me një shpejtësi prej 60 kilometra në orë, vështirësoi pastrimin e saj.

“Për shkak të kushteve aktuale të motit dhe pasi shqyrtuam parashikimin e motit, gjyqtarët së bashku me Komitetin Organizativ vendosën të anulojnë garën”, thanë organizatorët të cilët njoftuan se bëhen përpjekje që gara të mbahet të dielën, për kurë është paraparë edhe gara në sllallom.

Gara në Wengen mbahet për 87 vite rresht, tradicionalisht në prag të një tjetër gare klasike në Lëshim, asaj në Kitzbuehel, e cila do të mbahet të shtunën e ardhshme. Vlen të theksohet se kjo është hera e katërt që anulohet ndonjë garë në disiplinën e lëshimit këtë sezon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button