Rrezitje dhe not gjatë janarit në Antalia të Turqisë

Teksa një pjesë e mirë e qyteteve të Turqisë gjatë këtyre ditëve janë përfshirë nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta, shumë turistë dhe banorë të vendit të vogël turistik Kemer, në Antalia të Turqisë, kënaqen në diellin dhe notin në det, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga Departamenti Meteorologjik në Antalia, temperatura në Kemer sot lëviz rreth 15 gradë, ndërsa përqindja e lagështisë është 50 për qind.

Në këtë mënyrë banorët e Kemerit, shumë turistë të huaj dhe vendor, shfrytëzuan motin për shëtitje në plazh, diell apo not në det.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button