Çohuni djema shaloni atin! Pas Shkurte Fejzës, Gold Ag!

Shkruan: Kimete Berisha

Çohuni djema shaloni atin!

Pas Shkurte Fejzës, Gold Ag!

Si zotni, me këmishë të bardhë e me setër e pantallona mavi, sot në mëgjes, i buzëqeshur e krenar, u vizatua në stacionin policor nr.2.

Gold Ag, u bë këngëtari i parë shqiptar, pas Shkurte Fejzës që ftohet në intervistë nga policia për shkak të këngëve të tij!

Shkurte Fejza bashkë me Shyhreten, për pak u arrestuan (më 1981) nga policia e okupatorit serb, si “armike të Serbisë”, për shkak se me këngët e tyre nxisnin atdhedashuri.

Atyre iu ndalua kënga nga vitet 1981-1983, por ato e thyen heshtjen më 1984, me këngën, “Çohuni djema shaloni atin”.
Vajzat e reja, trime të pashoqe frymëzonin gjeneratën e re që të urrejnë armikun serb dhe të luftojnë për lirinë kombëtare.

Gold Ag me këngët e tij nxit urrejtje për pushtetin, dhe i frymëzon gjeneratat e reja që të urrejnë e të rebelohen kundër regjimit të Hashim Thaçit.
Shumë kush dëshiron të çlirohet nga ky pushtet që “nuk është i joni”, por i krejt botës.
Por, në mungesë të pushtetit në Kosovë nuk ka as opozitë.
E në mungesë të opozitës, lufta zhvillohet nëpër vargjet e këngëve.

Policia serbe, nuk e kanë arrestuar për shembull Unikkatil-in (Viktor Palokajn), se ky më i mençur se Shkurta me Shyhreten, nuk ka qëndruar në Kosovë, por ky ka ikur me kohë në New York, që prej atje të këndonte “Vdekje Serbisë”, “Ta zhdukim policinë serbe”.

Viktori edhe sot është i lirë të shaj kë të do, e të mallkojë sa herë do, sepse jeton në Amerikë, ku policia nuk është e pushtetit.
Nuk jeton si Gold Ag në Kosovë, ku policia është e Bajram Rexhepit.

Mbasi ia dëgjova Unikkatilit këngën “Hysen”, pyeta: “Ku e ka varrin ky Hyseni”!

Marr nga blogu i saj Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button