Rrëfimi prekës i Sokol Ballës: Ja raportet që kam sot me fëmijët e mi

Ndonëse është një nga personazhet më të komentuar dhe një nga gazetarët më të suksesshëm në vend, Sokol Balla ka folur rrallë për jetën e tij private. Moderatori i emisionit “Top Story” ka bërë së fundi një rrëfim prekës për familjen e tij.

Gjatë një interviste për “IN TV”, Balla është shprehur në lidhje me fëmijët se, “Në momentin që në jetë vjen fëmija yt, vetvetiu ti kalon në plan të dytë. Unë kam qënë dhe vazhdoj të jem shumë i përkujdesur për fëmijët e mi. Mendoj që e kam bërë mirë këtë pjesë edhe pse ndoshta jo me të njëjtën cilësi si mamaja e tyre, por kam qënë një baba që i ndërroja, i laja, i ushqeja dhe e kam pasur gjithmonë për kënaqësi”.

Megjithatë nga ajo kohë kanë kaluar vite, ndaj kureshtja është se çfarë raporti ka sot me fëmijët gazetari. I pyetur nëse është një baba i rreptë, Sokol Balla tregon, “Rolet janë ndarë shumë kohë më parë. Edhe për shkak të impenjimeve që unë kisha edhe për shkak të rrethanave, unë nuk e kam luksin të jem baba i rreptë me ta.

Po jam shumë i sigurtë që rriten me një edukatë të fortë dhe nuk kanë nevojë për rreptësinë time, kështu që unë kam zgjedhur të kem rolin e babait që i përkëdhel dhe i plotësoj çdo dëshirë, përkundër rezistencës që mund të ketë nga pala tjetër” përfundon me buzëqeshje gazetari, duke iu referuar ish-bashkëshortes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button