Ngricat “pushtojnë” Italinë, aksidente të shumta të tmerrshme! (FOTO)

Motit të keq me dëborë dhe temperatura të ulëta nuk i ka shpëtuar edhe Italia. Dita e premte duket se ka sjellë problematika të shumta në qarkullim sidomos në veri të Italisë e kryesisht në Modena, shkruan Top Channel.

Akulli ka pushtuar rrugët e për pasojë kanë ndodhur aksidente të shumtë. Mediat italiane kanë postuar foto nga shumë aksidente të ndodhura vetëm gjatë ditës së premte.

Itali (2)

Në një prej tyre, duken katër automjete që kanë dalë nga rruga duke përfunduar në kanal vetëm disa metra larg njëra-tjetrës. Ndërkohë, në një tjetër foto, një automjet megjithëse ka vendosur zinxhirë nuk ka mundur të qëndrojë në rrugë, duke dalë jashtë saj. Fatmirësisht nuk ka pasur raportime për viktima.

Itali (3) Itali (4) Itali (5) Itali (6)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button