Gjithçka dhe asgjë..!

Zihet e përzihet në fund asgjë nuk dihet. Gjithçka si duket është e dyshimtë çdo gjë disi merret me rezervë. Orientimet programore politike nuk janë të akorduara me realitetin faktik. Sepse deklarohet diçka ndërsa veprohet komplet diçka tjetër. Deklaratave publike u paraprinë shumë prapaskena konspirative. Opinioni publik qëllimisht nga partitë politike defokusohet, nga çështjet fundamentale nëpërmjet mekanizmave të indoktrinimit të skajshëm politik duke shfrytëzuar gjithë makinerinë propaganduese mediale e cila vihet në shërbim të agjendave të ndryshme politike.

Diskursi politik brenda shqiptar ka një tendencë reformuese duke e zëvendësuar etiketimin dhe nxjerrjen me çdo kusht të oponentit politik, me një dialog të mirëfilltë ndërpartiak ku vetëmohimi dhe vetëkritika, ofrojnë mundësi reale për një përafrim dhe ndërveprim të sinkronizuar gjithë shqiptarë. Pra kemi një shkrirje agjendash të shumëllojshme të proveniencave të ndryshme politike, në këmbim të një doktrine të pastër kombëtare si domosdoshmëri e aktualitetit politik.

Ndonëse shqiptarët numerikisht po tkuren në përfaqësimin politik në Kuvend, situata e pas zgjedhjeve ata i bën edhe më të rëndësishëm në matematikat e krijimit të qeverisë së re. Si duket përveç ajrit të ndotur dhe ngricave të dimrit, kësaj radhe qytetarët e rëndomtë ballafaqohen edhe me një ambient të acartë politik ku janë në një huti të përgjithshme me shumë të panjohura. Sidoqoftë ne si opinion jemi në pritje se çka do të vendoset nga elitat politike dhe si do të rrjedhin në vazhdimësi proceset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button