Epidemi e fruthit në Rumani, 13 viktima

Mbi 2.000 raste të fruthit janë konfirmuar në Rumani nga shpërthimi i epidemisë, ndërsa nga kjo sëmundje tashmë kanë vdekur 13 persona, njoftoi Mediafaks, duke iu referuar Qendrës nacionale për vëzhgim dhe kontroll të sëmundjeve ngjitëse.

Pesë nga të vdekurit janë nga qarku perëndimor Arad, tre janë nga qarku fqinj Timish, si dhe tre persona janë nga qarku jugor Dollzh. Një rast i vdekjes është regjistruar në qarkun perëndimor Karash-Severin dhe një në kryeqytetin Bukuresht.

Në proces të analizimit është edhe rasti i 14-të i vdekjes së foshnjës tetëmuajshe nga qarku Timish.

Nga 2000 rastet e konfirmuara të fruthit, më së tepërmi, 509, janë regjistruar në qarkun Arad./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button