Relativizim i veprës penale në luftën për klikime

[Recension: Dramë dashurie në Gostivar: Теtovarja grabitet nga ish i dashuri]

Në tekst është transmetuar një infromatë nga buletini policor dhe kjo është bërë në mënyrë korrekte. Problemi qëndron në titullin, i cili është senzacionalisht dhe i cili ashtu si është formuluar e zvogëlon peshën e veprës penale.

Љубовна драма во Гостивар Тетовка грабната од поранешниот љубовник Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: Dramë dashurie në Gostivar: Теtovarja grabitet nga ish i dashuri 

Data dhe koha e publikimit: 09.01. 2017

Data e recensionit: 12. 01. 2017

Recensues: Dimitar Tanurov

DHUNA DHE DRAMA E DASHURISË NUK ËSHTË NJËSOJ

Titujt senzacionalistë dhe bombastikë zakonisht konsiderohet se janë mundësi e mirë për mbledhjen e klikimeve, mirëpo shpeshherë, dijnë ta shtrembërojnë pasqyrën për ngjarjen, siç është bërë edhe në këtë artikull. Vetë kualifikimi i kësaj vepre penale si dramë dashuri kontribuon për zhvlerësimin e saj. Bëhet fjalë për grabitje, dhunë psikike dhe fizike, ndërsa kualifikimi i saj si “dramë dashurie” e relativizon dhunën për të cilën është ngritur edhe padi penale:

Zyra e jashtme për vepra penale në Gostivarngriti padi penale kundër S.D. (40) nga fshati Zherovjan, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “grabitje”.

Pjesa përmbajtësore e artikullit është korrekte, edhe pse ka mundur të përpunohet në aspekt gazetaresk. Ka mundur të bëhet tregim i plotë me deklaratë nga viktima, në qoftë se ajo pajtohet të flasë për ngjarjen. Ka mundur të ofrohen të dhëna statistikore, sa raste të dhunës së këtillë janë regjistruar gjatë viteve të kaluara, cila është tendenca e tyre, gjegjësisht a është numri i tyre në rritje ose në zvogëlim, sa prej tyre janë procesuar dhe çfarë masash ndërmerren për parandalimin e dukurive të këtilla.

Sipas parimeve të përcaktuara në Kodin e gazetarëve, gazetari gjatë raportimit duhet t’u përmbahet normave etike dhe morale, t’i shmanget senzacionalizmit, i cili në të njëjtën kohë, sikurse edhe ky tekst e zvogëlon peshën e vepërs penale dhe i shkakton dhimbje viktimës së grabitur.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button