Saraçini, investitorët e huaj eksportuan produkte në vlerë prej 760 mln euro

Investitorët e huaj në Maqedoni eksportojnë ¼ (një të katërtën) e produkteve të tërësishme të vendit, ndërsa tendenca është këto investime të arrijnë mbi 30 për qind.

Kështu tha Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë, në takimin që realizoi sot me kryetarin e Këshillit të investitorëve të huaj Huan Pedro Himenez Navarro, nënkryetarët Verner Hengst dhe Xhatin Teker dhe përfaqësues të investitorëve të huaj.

‘Është mirë se në vitin 2013 investitorët e huaj kanë eksportuar produkte në vlerë prej 760 milion euro, që është diku rreth 25 për qind nga eksporti i tërësishëm i Maqedonisë, ndërsa për vitin 2014 planifikohet që eksporti i inevstitorëve të huaj të jetë diku deri 33 për qind nga eksporti i përgjithshëm i Maqedonisë’ tha Saraçini.

Saraçini, për vitin vijues premtoi investime nga jashtë prej rreth 350 milion euro.

‘Në takim është biseduar edhe për realizimin e projeksioneve të qeverisë për vitin 2014 ku duhet të jenë rreth 350 milion euro investime të huaja në Maqedoni, dhe këtë duhet ta arrijmë edhe me investime kapitale që për këtë vit janë të rritura për 20 për qind’ tha më tej Saraçini.

Investitorët e huaj në Maqedoni prezentuan planin e veprimit për periudhën e ardhshm dhe sugjeruan mënyrat për të thelluar bashkëpuniminme investorët në vend.

Në takim u prezantua edhe Strategjia e Evropës Juglindore 2020, e cila ka rëndësi të madhe për integrimin më të shpejtë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Qëllimi i Këshillit të investitorëve të huaj pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë është përkrahja e përhershme në zhvillimin e klimës investuese të shtetit dhe ekonomisë maqedonase./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button