Serbia nuk heq dorë nga ekstradimi i Haradinajt

Qeveria e Serbisë sot ka mbajtur mbledhjen e vet të jashtëzakonshme në të cilën temë të vetme e ka pasuri lirimin e djeshëm me kusht të ish- kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, shkruan Koha.net, përcjell Portalb.mk.

“Serbia nuk heq dorë nga ekstradimi dhe kërkon nga organet franceze që sa më shpejt ta dorëzojnë Ramush Haradinjan”, citon FoNet të ketë thënë ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq pas mbledhjes së Qeverisë kushtuar Haradinajt.

Ajo, pasi ka theksuar se Haradinaj është liruar pa kaucion, ka shfaqur shpresën se Franca do ta ekstradojë.
E, Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, ka thënë se “Serbia s’e pranon drejtësinë që lë të pa dënuar vrasjen e civilëve”, të cilën sipas tij, e ka bërë Ramush Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button