Pendarovski do të jetë kandidat i vetëm për president nga LSDM-ja

Sot në orën 17 Këshilli drejtues i LSDM-së opozitare do të mbajë seancë ku do të propozohet Stevo Pendarovski si kandidat i vetëm i kësaj partie që do të garojë për zgjedhjet presidenciale.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë profesori Pendarovski, i cili tha se ka pranuar nominimin pas propozimit të emrit të tij, nga shumica e degëve të LSDM-së. Janë nominuar edhe 7 kandidatë të tjerë, por mësohet se kandidatura e Pendarovskit është përkrahur 2 herë më shumë se nga gjithë kandidatët e tjerë.

“Në mesin e emrave të nominuar është edhe Stevo Pendarovski. Të gjithë kandidatët që u nominuan nga ana e komiteteve lokale të LSDM-së janë takuar me kryetarin Zoran Zaev”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button